“Djemtë e liqenit”, dashuria e humbur që frymëzoi hitin e famshëm të viteve ’80…

“Djemtë e liqenit”, dashuria e humbur që frymëzoi hitin e famshëm të viteve ’80…

“Djemtë e liqenit” janë një grup këngëtarësh shqiptarë, të cilët jepnin koncerte tek liqeni artificial dhe më pas në shumë vende të tjera të Shqipërisë. Ata ishin disa djem të rinj me ëndrra, të cilët me etjen e tyre për të qenë të lirë, krijuan muzikën që do të mbahej mend gjatë nga brezat e nostalgjikëve. Kohë më parë i ftuar në emisionin ” Rreze Dielli’’ në Report Tv, anëtari i grupit Adhurim Demiri, tregoi dhe njëherë me nostalgji për kohërat e arta kur këndonin për dashurinë, në oazin e paqes që gjetën në kodrat e liqenit. “Njëfarë kohe u bë si modë, dilnin njerëzit , me idenë se janë çunat atje lart. Diku këndonte Sandri me Norin, diku këndoja unë, diku këndonte një grup...