Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Djegia e transformatorit në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, rikthehet energjia elektrike në Lezhë dhe Kurbin
Pas vendosjes së transformatorit të ri në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, furnizimi me energji elektrike është rikthyer për qindra banorë në zonat e Lezhës dhe Kurbinit. Operacioni teknik u krye nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), i cili punoi pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Transformatori i ri erdhi si zëvendësim i pajisjes së dëmtuar që kishte shkaktuar ndërprerje energjie që nga mëngjesi i ditës së kaluar. Falë angazhimit të ekipeve teknike të OST-së, furnizimi me energji është rikthyer dhe situata është normalizuar në mënyrë të qëndrueshme.