Djegia e flamurit në selinë e Nunciaturës Apostolike, reagon Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë…

Djegia e flamurit në selinë e Nunciaturës Apostolike, reagon Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë…

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dënuar djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, në Rrugën e Durrësit, duke e cilësuar aktin të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin dhe traditën shqiptare të mikpritjes.Në një reagim zyrtar, Konferenca Ipeshkvnore shpreh solidaritetin me Nuncin Apostolik në Tiranë, imzot Miroslaw Adamczyk, dhe stafin e Nunciaturës Apostolike, pasi gjatë protestës disa persona kanë hequr flamurin e Vatikanit, të cilin më pas dyshohet se e kanë djegur së bashku me objekte të tjera.Sipas Kishës Katolike, ky veprim cenon simbolin e Selisë së Shenjtë dhe krijon pasiguri për stafin e përfaqësisë diplomatike.“E drejta e protestës nuk përfshin të drejtën e dhunës ndaj askujt e aq më tepër ndaj miqve të vendit tonë”, thuhet në reagim.Konferenca Ipeshkvnore u...