Dje rrethuan Ramën në zyrë, qytetarët rikthehen në protestën e 95-të: Asgjë nuk të shpëton, jep dorëheqjen!
Protesta kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria. Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme. Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës. Thirrjet kundër qeverisë u shtuan teksa turma iu afrua godinës së Kryeministrisë. Por në vend që protesta të përfundonte me një tubim...
Burimi:
gijotina.com