No Image Available

Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht shqiptarët: Ju na motivoni të vazhdojmë betejën ligjore

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së hyn sot në ditën e shtatë në Prishtinë. Protestuesit pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, ku kërkohet lirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë situatë, Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar publikisht duke falënderuar shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, viset shqiptare dhe diasporën për mbështetjen ndaj familjes së tij pas vendimit. Në një reagim të bërë për emisionin “Ftesë në 5”, ai tha se mesazhet dhe reagimet e qytetarëve kanë qenë një burim force për familjen dhe se beteja ligjore nuk ka përfunduar. “Vendimi mund të na ketë lënduar, por nuk na ka mposhtur. Beteja nuk ka mbaruar”, shkruan Endrit...