Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike
Neria Leiter, djali i ambasadorit të Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter, është plagosur rëndë në një sulm me makinë në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor. 38-vjeçari, ushtar rezervist i ushtrisë izraelite, ndodhet në gjendje kritike dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje komplekse kirurgjikale në tru. Ngjarja ndodhi të mërkurën, pranë kolonisë izraelite Beit Horon, në perëndim të Ramallahut. Sipas autoriteteve izraelite, një burrë palestinez përplasi automjetin e tij me ushtarin në një pikë kontrolli, përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat izraelite. I plagosuri u transportua në spitalin Shaare Zedek në Jerusalem, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve, përfshirë një operacion disaorësh në tru. Sipas mjekëve, gjendja e tij mbetet e rëndë dhe jeta e tij është ende në rrezik. Pas lajmit...
Burimi:
javanews.al