Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

Në plazhin e Divjakës, hapësirat për publikun këtë sezon veror janë disa kilometra. Midis bizneseve që ofrojnë shërbime pushimi, është bërë e detyrueshme lënia e hapësirave për plazh publik në një gjatësi rreth 50 metra. Kjo metodë e ndjekur këtë vit është ndërmarrë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin për mbajtjen pastër të plazhit. Bregdeti ka pushues të shumtë në çdo ditë të javës dhe rritja e cilësisë së shërbimeve, e shoqëruar me çmime më të lira, e bën këtë plazh tërheqës për familjarët. Në pesë vitet e fundit, në plazhin e Divjakës nuk ka pasur rritje çmimesh. Shezlloni kushton 500 lekë dhe kafeja 70 lekë. “Nuk ka ndryshime në çmim. Këto janë çmimet që kanë qenë 10 vjet dhe për cilësinë mund të them...