Ditmir Bushati shigjeton Ramën: Era që nuk ndalet më!
Nga Ditmir Bushati- ERA QË NUK NDALET MË! Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë politik e shoqëror brenda vendit dhe në diasporë. Lëvizja e udhëhequr nga studentët shënon një fitore historike. Koha do ta tregojë nëse ky mobilizim dhe angazhim do të përkthehet në ndryshime të qëndrueshme politike dhe demokratike. Rrëzimi i Vučić nuk është provë se pushtetet despotike mund të mposhten në kushte normale. Kur studentëve u duhet të braktisin auditorët për të shpëtuar vendin e tyre, kjo nuk do të thotë se demokracia po funksionon siç duhet. Përkundrazi, është dëshmi se si duhet të “rrotullohen yjet” që një pushtet despotik të mundet. Fakti që Lëvizja Studentore, e organizuar në mënyrë të...
Burimi:
kohajone.com