Ditët e fundit të Perandorisë Osmane dhe rënia e sulltanëve

Ditët e fundit të Perandorisë Osmane dhe rënia e sulltanëve

Nga: Fara Dabhoiwala / The GuardianPërktheu: Telegrafi.com Përkitazi me librin Ditët e fundit të Perandorisë Osmane, të autorit Ryan Gingeras Nga fundi i vitit 1918, pas katër viteve gjithnjë e më të zymta të luftës, revolucioni ishte në ajër në gjithë Evropën. Fronet u tundën; sundimtarët abdikuan. Në harkun kohor të disa muajve, dinastitë e mëdha shekullore të Romanovëve, Habsburgëve dhe Hohenzollernëve, që të gjithat u përmbysën nga pushteti. Në skajin lindor të kontinentit shtrihej perandoria e madhe e lashtë që sulltanët osmanë kishin ndërtuar që nga shekulli XIV. Në kulmin e saj, rreth vitit 1700, ishte e shtrirë në gjithë Afrikën e Veriut, Arabinë, Mesopotaminë dhe rreth Detit të Zi, duke përfshirë gjithashtu Greqinë, Ballkanin dhe luginën e Danubit, duke u ndalur pak larg...