Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Ditët e Bujqësisë 2025” në Lushnjë, Balluku: Produkte cilësore, eksportohen deri në Gjermani, SHBA e Japoni
👁6563
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se Panairi i Bujqësisë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare bashkëpunimi, në një derë të hapur drejt bashkëpunimeve serioze dhe transferimit të njohurive moderne për fermerët shqiptarë. ”Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025” po merr një tjetër përmasë këtë vit: kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të sektorit po vijnë për herë të parë në Shqipëri, duke konfirmuar rëndësinë strategjike që ka ky aktivitet për bujqësinë kombëtare dhe më gjerë”, theksoi Balluku. Balluku theksoi rëndësinë e futjes së teknologjisë të përparuar në këtë sektor. ”Ashtu sikurse kemi bërë me turizmin, me energjinë,...