Ditari për Revolucionin e Iranit: Armiku më i egër – imperializmi amerikan

Ditari për Revolucionin e Iranit: Armiku më i egër – imperializmi amerikan

Nga: Enver Hoxha E martë, 13 shkurt 1979Revolucioni i popullit iranian triumfoi Revolucionin, pra, e bëri populli iranian, gra dhe burra, pleq e të rinj. Në radhët e para të këtij revolucioni kishte nga klasa punëtore iraniane, ishin punëtorët e naftës dhe të të gjitha degëve të tjera të ekonomisë. Populli u ngrit në demonstrata të përgjakshme, marshoi përpara, edhe pse Shahu, që mendonte se do ta trembte, qëlloi mbi të dhe vrau me qindra e me mijëra veta. Natyrisht, Imam Khomeini e përdori këtë situatë objektive dhe me njerëzit e vet, me atë grupimin e konsiderueshëm, mund të themi, të besimtarëve shiitë, ashtu siç e propagandoi e gjithë bota, mundi të luante një rol në dukje shumë të rëndësishëm. Por, duhet thënë se në...