Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dita e tretë e aksionit në Theth, pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat
Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat. Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe diskutim me qeverinë. Pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat. Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset. Ky aksion po zhvillohet edhe Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Top Channel