Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

Ditën e sotme (22 shtator) vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës. Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës në veri e lindje reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara maleve. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.