Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dita e sotme me kthjellime, temperaturat deri në 39°C
Për ditën e sotme (30 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimtare mesatare kryesisht gjatë orëve të mesditës në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 16 deri 37°C; Në zonat e ulëta 16 deri 39°C; Dhe në bregdet 20 deri 37°C.