Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dita e sotme me kthjellime, ja sa do jenë temperaturat maksimale
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta, në formën e reve të mesme e të larta transparente në relievet malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 17 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 17 deri 34°C; Në zonat e ulëta 16 deri 38°C; Dhe në bregdet 19 deri 37°C.