Dita e sotme me kthjellime e vranësira, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira, ulen temperaturat

Ditën e sotme (11 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Sipas SHMU-së, era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim 2-3 ballë.
Burimi: Gijotina.com