Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (23 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s. Deti do të jetë me valëzim në dete i forcës 2-4 ballë.