Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dita e pestë e Prizren Fest me teatër, fëmijë dhe mesazhe të fuqishme
Dita e pestë e festivalit Prizren Fest nisi me workshopin kreativ për fëmijë, i cili ka filluar që nga data 21 korrik. Ky aktivitet ka krijuar një hapësirë ku zëri dhe imagjinata e të vegjëlve janë bërë pjesë e udhës artistike që po ndërtohet ndërkombëtarisht në qytetin historik të Prizrenit. Në mbrëmje, skena teatrore u ndez me dy shfaqje të fuqishme dhe përmbajtësore, të cilat trajtuan tema si identiteti, liria dhe e kaluara e vështirë. Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” u dha shfaqja “Unë jam vetë grua”, me regji nga Kushtrim Koliqi dhe interpretim të fuqishëm nga Adrian Morina....