Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare
Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë të SHBA-ve, ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë partnerët “që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare”. “Partneritetet globale të biznesit janë një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një bote më paqësore dhe më të begatë. Kontributi i kompanive partnere jo vetëm që forcon marrëdhëniet dypalëshe, por ndihmon gjithashtu në rritjen e tregtisë, shkëmbimin e njohurive dhe krijimin e një klime më transparente për investime. Jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë donatorët tanë – kompani amerikane dhe përfaqësues të tyre në Shqipëri, të cilët...