Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dita e nëntë e rinumërimit në Tiranë/ Vetëm 40 kuti të mbetura, ja sa vota kanë humbur PD dhe PS
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po shkon drejt përfundimit. Sot shënohet dita e nëntë e rinumërimit dhe kanë mbetur vetëm 40 kuti nga gjithsej 1207 për t’u numëruar, përpara se të mbyllet zyrtarisht procesi. Sipas raportimeve nga vendngjarja, vijon trendi i thellimit të humbjes së votave për partitë kryesore. Deri më tani, Partisë Demokratike pritet t’i zbriten 598 vota, ndërsa Partisë Socialiste 381 vota, krahasuar me rezultatin fillestar të shpallur më 11 maj. Procesi ka shoqëruar edhe me debate mes përfaqësuesve të partive politike dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Shkak është bërë interpretimi i...