Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Dita e Humbjes së Akullnajave’ ka mbërritur, bora dhe akulli në alpet zvicerane janë shkrirë me një ritëm të shpejtë këtë vit
Bora dhe akulli që u grumbulluan në Alpet Zvicerane gjatë dimrit tashmë janë shkrirë, njoftoi agjencia përgjegjëse për monitorimin e tyre të premten. Çdo shkrirje e mëtejshme e akullit nga tani deri në tetor do të zvogëlojë madhësinë e akullnajave zvicerane, sipas shërbimit që monitoron akullnajat në Zvicër (GLAMOS). Vendi përgjithësisht arrin këtë prag kritik në gusht, dhe shkrirja e tij e hershme është një goditje e re për 1,400 akullnajat e Zvicrës, të cilat po tkurren me një ritëm alarmues. "Dita e Humbjes së Akullnajave ka mbërritur në Zvicër", shkroi kreu i GLAMOS, Matthias Hus, në "X", duke shpjeguar se reshjet e...