‘Dita e 9-të, Ku është kërkesa për Ballukun?’ Bardhi: SPAK duhet të zbatojë ligjon jo të presë Edi Ramën

‘Dita e 9-të, Ku është kërkesa për Ballukun?’ Bardhi: SPAK duhet të zbatojë ligjon jo të presë Edi Ramën

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish për mos reagimin e SPAK në lidhje me hetimet për Belinda Ballukun. "Një lajm i keq. Ka humbur SPAK-u. Dikush t’i kujtojë se ende nuk ka sjellë në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut, edhe pse vetë ka njoftuar sekuestrimin e një vile të dytë të fshehur dhe akuzat e reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dikush t’i kujtojë edhe se detyra e SPAK është të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën sa të zgjidhë hallet e mëdha politike" shkruan Bardhi në  një reagim në fb.