Dita 4 u mbyll me ‘paqe’, studentët pritet të dalin sot sërish në rrugë (PANORMA nga 13 Tetori)

Dita 4 u mbyll me ‘paqe’, studentët pritet të dalin sot sërish në rrugë (PANORMA nga 13 Tetori)

pamje nga protesta TIRANË-Dita e katërt e protestës së studentëve u mbyll me 'paqe', ku të rinjtë u dhanë ujë efektivëve dhe u shkëmbyen përqafime mes palëve. Prej 13 tetorit panaroma e kryeqytetit, i ngjan një 'fronti lufte', me studentë të revoltuar, brohorima, tym, gaz lotsjellës, përplasje të dhunshme me Policinë, zjarre në çdo cep të Tiranës, trotuare pa pllaka, kangjëlla në rrugë e biznese me qepena ulur, disa të shkatërruara. Pakënaqësitë e studentëve lidhen me kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për të gjetur punë pas diplomimit. Ndërkohë të rinjtë kanë edhe një kërkesë politike: Dorëheqejen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka refuzuar deri tani thirrjet për dorëheqje, ndërsa ka deklaruar se aktet e dhunës nuk vijnë...