Dita 4 nis nga Lezha- Gjimnazistët bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e shkollës, tentojnë të futen në bashki

Dita 4 nis nga Lezha- Gjimnazistët bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e shkollës, tentojnë të futen në bashki

pamje nga ngjarja LEZHË-Dita e katërt e protestës së studentëve ka filluar nga Lezha. Një grup nxënësish të gjimnazit “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit. Nxënësit kanë thyer me gurë xhamat e shkollës, ndërsa kanë tentuar të futen edhe në Bashkinë e qytetit, por nuk kanë arritur të kalojnë dot kordonin e krijuar nga policia. Bojkoti vjen në mbështetje të studentëve të Tiranës.