Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medalje të artë në Podgoricë
👁8696
Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos, duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Garuesja kosovare, e cila është edhe kampione olimpike, ishte e pandalshme gjatë gjithë ditës në turneun që po mbahet në Podgoricë, duke treguar nivel të lartë teknik dhe fizik. Ajo fitoi medaljen e artë pasi triumfoi në finale ndaj italianes Odetta Giuffrida, me dy hedhje të suksesshme. Rrugëtimi i Distrias ishte mbresëlënës .Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti spanjollen Ariane Toro Soler me një Ippon spektakolar, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë. Në çerekfinale, ajo e eliminoi holandezen Naomi Van...