Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Situata e zjarreve në Qarkun e Elbasanit vijon të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga shërbimet zjarrfikëse, ndërsa disa vatra janë shfaqur sërish gjatë ditës në zona të ndryshme të Librazhdit dhe Prrenjasit. Një nga vatrat që vijon të jetë aktive raportohet në Gurëshpatë të Librazhdit. Për përballimin e situatës, në terren është angazhuar MZSH Librazhd, me një automjet zjarrfikës dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për kontrollin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre. Sipas informacionit të fundit, zjarri në Gurëshpatë nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren. Në Malin e Qukësit, në territorin e bashkisë së Prrenjasit, vatra e zjarrit e cila është aktive prej pesë javësh është aktualisht nën mbikëqyrje. Shërbimet...