“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur dyshime për përfshirjen e shtetasve të huaj në grupet e dhunshme gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë. Sipas Karamuços, gjatë protestave janë vënë re shtetas të huaj nga Italia, Maroku, Gjermania dhe SHBA-ja. Bazuar në informacione konfidenciale, dy shtetas amerikanë dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në episodet e dhunës duke furnizuar me gurë dhe molotovë, tha ai për ABC News. Eksperti tha se duhet të hetohet se çfarë i ka sjellë këta persona në Shqipëri dhe cili ka qenë roli i tyre gjatë protestave. “Gjatë këtyre protestave, te një grup i dhunshëm, është vënë re se ka pasur edhe shtetas të huaj: italianë, marokenë, gjermanë dhe amerikanë. Dy amerikanët e fundit, mesa kam pyetur, kanë...