Disa nga gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar, mes tyre renditet edhe shqipja

Disa nga gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar, mes tyre renditet edhe shqipja

Sipas të dhënave të publikuara nga Ethnologue, në botë fliten më shumë se 7 mijë gjuhë, secila me veçoritë dhe sfidat e saj. Për ata që duan të mësojnë një gjuhë të huaj, vështirësia ndryshon në varësi të gjuhës amtare, sistemit gramatikor, shqiptimit dhe mënyrës së të shkruarit. Shqipja renditet mes gjuhëve më të vështira në botë për t’u mësuar, së bashku me gjuhë si ajo mandarine, arabishtja, hebraishtja dhe hungarishtja. Shqipja dallohet për strukturën e saj gramatikore dhe veçoritë leksikore, të cilat mund të paraqesin sfida për të huajt. Navajo – Për folësit e anglishtes, kjo është një gjuhë veçanërisht e vështirë për t’u mësuar. Navajo është një gjuhë e përqendruar te foljet dhe shumica e mbiemrave në anglisht nuk kanë as një përkthim të...