Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. “Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në platformën X. Hollësi tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura. Hanrahan është takuar një ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e Departamentit të Shtetit në Uashington. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë...