Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diogo Jota u këshillua nga doktorët të mos fluturonte, prandaj mori makinën
Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën këtë të enjte në një aksident në Spanjë. “CNN Portugal” ka treguar disa detaje së fundmi. Sipas asaj që shkruhet, Diogo Jota u këshillua të mos fluturonte pas një ndërhyerje në mushkëri, me lojtarin që për këtë arsye, zgjodhi të nisej me makinë. “Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpool-in”, zbuloi “CNN Portugal”.