Dinamo kualifikohet mes tensionit, shkojnë në raund të tretë edhe Egnatia e Ballkani

Dinamo kualifikohet mes tensionit, shkojnë në raund të tretë edhe Egnatia e Ballkani

Adriatik BALLA Mbrëmë u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të dytë paraeliminator në Ligën e Konferencës, ku nuk munguan surprizat. Dinamo vuajti jo pak mbrëmjen e djeshme. Edhe pse vinte nga fitorja në ndeshjen e parë, ku kishte mundur Atletiko D’Escaldes të Andorrës me shifrat 2-1, dinamovitët mbrëmë zhgënjyen jo pak, kjo dhe për meritë të kundërshtarit që qëndroi fort në lojë. Zabërgja shënoi në minutën e 18-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-0. Një rezultat i tillë e bëri kualifikimin formalitet, në dukje, por miqtë barazuan shifrat në minutën e 49-të me anë të Berlanga....