Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dinamo kualifikohet mes emocioneve në Conference League, Vllaznia shkon në shtesë
Emocione dhe dramë në Conference League për skuadrat shqiptare. Dinamo ka siguruar kualifikimin në turin e tretë kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eliminoi ekipin andorrian Atletic Escaldes. Pas fitores 2-1 në transfertë, ndeshja e kthimit në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin 1-1. Zabërgja zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, ndërsa Escaldes barazoi me Berlangën në fillimin e pjesës së dytë. Ndeshja mori një tjetër ritëm pas kartonit të kuq të Gassamës, që e la Dinamon me 10 lojtarë, por situata u barazua kur edhe Andrade u ndëshkua me të kuq 15 minuta nga fundi. Ekipi i drejtuar nga Ilir...