Dinamo i heq vendin e parë nga duart Egnatias, blutë përmbysin kampionët e Superiores
Java e 8 e “Abissnet Superiore” -s ka kulmuar mbrëmjen e sotme me sfidën Dinamo-Egnatia. Ilir Daja ka fituar “duelin” e tij me Nevil Deden, teksa ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të bluve të kryeqytetit. Rrogozhinasit tundën rrjetën që në minutën e 2-të të lojës. Kryeziu zhbllokoi ndeshjen mjaft herët, duke krijuar përahtypjen e një fitoreje të sigurt të Egnatias. Por Dinamo reagoi shpejt, teksa arriti ta përmbyste ndeshjen brenda pjesës së parë. Lorenco Vila shënoi në minutën e 33-të, ndërsa Qefalija i dha fitoren “nëndetëses blu” në minutën e 37. Dinamoja i heq kështu Egnatias nga duart vendin e parë, në të cilin mbetet ende Teuta. Ndërkohë ekipi udhëhequr nga Ilir Daja mban vendin e 3-të në renditje me 15 pikë...
Burimi:
sportekspres.com