Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Dinamo e Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë”, urimi i Dukës: Kështu forcohet imazhi i kampionatit tonë
Egnatia dhe Dinamoja vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre në arenën europiane. Të dyja skuadrat janë kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen respektivisht me Olimian e Ljubjanës dhe me Hajdukun e Splitit. Nuk ka munguar urimi i Armand Dukës për këtë arritje. Kreu i FSHF-së ka përgëzuar Egnatian dhe Dinamon përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Sipas tij, mbërritja në turin e tretë forcon edhe imazhin e kampionatit shqiptar në Europë. Gjithashtu Duka vlerëson edhe paraqitjen e Vllaznisë, e cila edhe pse u eleminua në kohën shtesë, tregoi karakter dhe...