Dimër në pranverë! Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e borës në veri

Dimër në pranverë! Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e borës në veri

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet. Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës. Në orët në vazhdim në rast se bora ngrin duke u kthyer në akull, mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks. Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.
Burimi: Gijotina.com