DIMER I VESHTIRE PO TROKET/ SHQIPERIA NE GRACKEN E KRIZES, NAFTA DHE BORXHET
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron për rreziqe të reja nga shtrenjtimi i energjisë dhe kostot e huamarrjes. Me naftën mbi 200 lekë, inflacionin në rritje dhe miliarda lekë për interesat e borxhit, sa mund ta përballojë ekonomia shqiptare një goditje tjetër? FMN paralajmëron se shtrenjtimi i energjisë, borxhet dhe dobësimi i ekonomive evropiane po kufizojnë mundësitë e qeverive për të përballuar goditjet e reja. Në Shqipëri, nafta kushton deri në 211 lekë për litër, inflacioni ka arritur në 2,9%, ndërsa financimi i shtetit dhe mbrojtja e konsumatorëve kërkojnë gjithnjë e më shumë kujdes. Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi më 13 tetor, në Bangkok, një raport që, megjithëse konfirmon se ekonomia botërore vazhdon të rritet, evidenton pabarazinë gjithnjë më të madhe mes vendeve që përfitojnë nga zhvillimet teknologjike...
Burimi:
ntv.al