Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën
Një shqiptar nga Kosova, i cili fitoi 168 milionë euro në lotarinë EuroMillions në Belgjikë, po përballet me frikën për sigurinë e tij pas fitores marramendëse. Ndonëse u bë një nga fituesit më të mëdhenj të lotarisë në historinë e Belgjikës, ai tashmë përpiqet të qëndrojë larg vëmendjes publike, nga frika se mund të jetë vënë në shënjestër të personave me qëllime të këqija. Sipas mediave belge, ai fitoi shumën e jashtëzakonshme në tetor të vitit të kaluar. Pas fitores, ai vazhdoi të punonte edhe për dy ditë, përpara se të mos paraqitej më në punë. Më pas, u largua drejt Gjermanisë, por më vonë u kthye në Belgjikë, ku vazhdon të jetojë. Ai është penduar për vëmendjen e madhe që mori pas fitores dhe...
Burimi:
gijotina.com