
Digjet plotësisht një lokal në Darzezë, tymi mbulon zonën
👁2941
Një lokal në bregdetin e Darzezës ka rënë pre e flakëve, duke u djegur tërësisht. Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e zjarrit, por siç shikohet nga pamjet, tymi ka mbuluar zonën. Zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Aktualisht, autoritetet po hetojnë për shkakun e këtij incidenti. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar deri tani.
Burimi:
Sot.com.al