Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë personat që ndodheshin brenda
👁7978
Një automjet tip benz mori flakë pasditen e kësaj të premteje në rrugën e Arbrit. Ngjarja ndodhi në segmentin mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, teksa një automjet tip benz që po lëvizte në drejtim të Peshkopisë mori flakë në pjesën e pasme të tij. Fatmirësisht zjarri u pikas shpejt nga drejtuesi i automjetit i cili e ka ndaluar menjëherë dhe prej tij kanë zbritur të gjithë personat që ndodheshin në të. Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës i Bulqizës i cili ndërhyri për shuarjen e zjarrit. Automjeti është shkrumbuar thuajse i gjithi ndërsa po hetohen shkaqet e rënies së...