Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku i Delvinës: Situata është kritike, po punohet për evakuimin e banorëve
Zjarri që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë ka marrë përmasa alarmante, duke çuar në djegien e 11 banesave, përfshirë edhe një strukturë të destinuar për agrobiznes. Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, në një prononcim për gazetaren e News24, Shpresa Dine, konfirmoi se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.