“Digje, digje”/ Përplasje mes policisë dhe studentëve, shoqërohen 10 persona
Studentët zhvilluan këtë të martë një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku situata u tensionua dhe përshkallëzoi në përplasje me policinë. Në nisje të protestës, disa prej tyre hodhën vezë drejt godinës dhe përdorën sprej për të ngjyrosur muret e saj. Më pas, protestuesit shkulën kangjellat metalike dhe tulla nga trotuari, duke i hedhur në drejtim të ministrisë dhe duke thyer xhamat e dritareve. Një pjesë e tyre hyri brenda rrethimit të godinës, ku u dëgjuan edhe thirrje “Digje, digje”. Protestuesit tentuan gjithashtu të shqyenin derën metalike për të hyrë në ambientet e brendshme, ndërsa hodhën edhe flakadanë. Policia ndërhyri duke krijuar një kordon për të kufizuar lëvizjen e protestuesve. Gjatë ndërhyrjes pati përplasje fizike, ndërsa një prej protestuesve u kap nga efektivët për t’u...
Burimi:
ntv.al