Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Diferenca është e qartë’, Shehaj: Nuk e kuptoj pretendimin e PD për mandatin e 14-të në Tiranë
Deputeti dhe kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, duke shprehur mosbesimin ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike për mandatin e 14-të. I ftuar në një emision televiziv, Shehaj u shpreh se Partia “Mundësia” është e detyruar të monitorojë me kujdes këtë proces, pasi sipas tij, mund të ndodhin manipulime në procesverbalet. “Janë rinumëruar rreth 15% e kutive në Tiranë. Deri tani, PD-së i janë shtuar 70 vota dhe neve na janë hequr vetëm 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse në këtë proces mund të ndodhin çudira. Ka pasur raste ku...