Diego Moreira, fenomenal në pjesën e parë. Milan “spektakël” ndaj Interit (video)
31 Tetor 2026 21:35 Telesport Pjesa e parë e “Derby della Madonnina” mes Milanit dhe Interit është mbyllur 3-1 në avantazh të kuqezinjve. Supersfida në “San Siro” u zhbllokua në minutën e 4-të, ku Diego Moreira la në vend Carlos Agusto dhe krosoi në zonë, aty Christian Pulisic shënoi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e Josep Martinez. Në minutën e 10-të, Moreira kroson nga këndi, Adrien Rabiot shkëputet bukur në zonë dhe shënon një gol tejet të bukur me një goditje klasi me të majtën. Reagimi i zikaltërve erdhi në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga këndi dhe prekjes me kokë të Manuel Akanji, ishte Alessandro Bastoni në fund që dërgoi me kokë topin në rrjetën e Mike...
Burimi:
telesport.al