Dibra pa mjekë ligjorë, familjarët e viktimave përballen me vonesa dhe kosto shtesë

Dibra pa mjekë ligjorë, familjarët e viktimave përballen me vonesa dhe kosto shtesë

Veç mungesës së mjekëve specialistë, në spitalet e Qarkut të Dibrës mungojnë ekspertët mjekoligjorë. Prej të paktën tre vitesh, në Spitalet Bashkiake, por edhe në Spitalin Rajonal të Dibrës, nuk ka mjek për të kryer ekspertizën ligjore të personave që humbin jetën për shkaqe jonatyrale. Personat që mbesin viktima të aksidenteve apo që ndërrojnë jetë për shkaqe të tjera, ku nevojitet kryerja e autopsisë, dërgohen për ekspertizë në Tiranë. Për rrjedhojë, familjarët e viktimave presin gjatë për të tërhequr trupin e pajetë të të afërmit të tyre. Transporti drejt Tiranës përkthehet në kosto ekonomike për ta. Ky shqetësim është ngritur...
Burimi: Syri.net