Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dibër, votat rrodhën në mesin e PD-së / Pas numërimit, rezultoi se ishin “trafikuar” mes kandidatëve të opozitës
👁3626
Hapja e 42 kutive të qarkut Dibër nxori zbuluar numëruesit e partive, të cilët kishin tjetërsuar votat e kandidatëve preferencialë të Partisë Demokratike. Rinumerimi i fletëve të votimit faktoi trafikimin e votave brenda llojit, pasi Xhemal Gjunkshit i ishin zhdukur 17 vota, ndërsa Përparim Spahiut i kishin kaluar 49 vota më shumë. Hapja e kutive ngushtoi diferencën me 54 vota mes dy kandidatëve, por nuk ndryshoi renditjen e tyre në listën e hapur. Gjunkshi: U faktua manipulimi. Rikuperimi i votave bëri që Xhemal Gjunkshi të dilte me një kërkesë të re: për këqyrjen e pamjeve filmike dhe krahasimin e votave...