Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diaspora voton masivisht në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 15:00 pjesëmarrja është 73.4 përqind
👁4940
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes në votim deri në orën 15:00 të shqiptarëve brenda vendit dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri, nga 3.467.962 persona me të drejtë vote, kanë votuar 32.6 përqind e tyre. Në diasporë, nga 245.935 shtetas me të drejtë vote, kanë votuar 73.5 përqind e tyre. Ndryshe nga interesi relativisht i ulët brenda vendit, në diasporë interesi për të votuar është shumë i lartë.