Di Lorenzo: Duke masakruar lojtarët që pas ndeshjes së parë nuk e ndihmojmë kombëtaren

Di Lorenzo: Duke masakruar lojtarët që pas ndeshjes së parë nuk e ndihmojmë kombëtaren

26 Shtator 2026 7:53 Alfred Lleshi “Nëse fillojmë t’i masakrojmë lojtarët pas ndeshjes së parë, nuk po e ndihmojmë kombëtaren. Nuk e di sa kohë do të na duhet, por është çështje vetëbesimi. Duhet të rikthejmë një kombëtare që t’i frikësojë të gjithë”, – tha Giovanni Di Lorenzo pas humbjes 2-0 ndaj Belgjikës në “Nations League”. “Sigurisht që nuk është fillimi më i mirë. Vërshëllimat janë të kuptueshme, por tani kemi edhe tri ndeshje të tjera dhe duhet të mendojmë për ato. Patjetër që duhet të përmirësohemi”, – shtoi mbrojtësi i Napolit. Nga ana e tij, Calafiori shtoi: “Në momente të caktuara pashë një skuadër dhe paraqitje të mirë. Kemi pak kohë që luajmë së bashku, lamë shumë hapësira pas dhe e pësuam nga dy...