Dhuratë për veten, Toney zgjedh një Rolex elegant në Gjenevë
Showbiz E Martë, 8 Shtator 2026 20:50 Toney ka vendosur ta përkëdhelë pak veten, dhe këtë herë zgjedhja e tij ka qenë një dhuratë goxha luksoze. Ish-banori i “Big Brother Kosova VIP 4” ka ndarë me ndjekësit disa momente nga vizita e tij në “Bucherer 1888”, ku ishte së bashku me partneren e tij, Egën, gjatë “Geneva Watch Days”. Mes atmosferës luksoze dhe modeleve të shumta të orëve prestigjioze, Toney duket se e gjeti pikërisht atë që kërkonte. Ai zgjodhi një Rolex Datejust elegant, një prej modeleve më ikonike të markës zvicerane, në kombinim çeliku dhe ari rozë “Everose”. Ora kompletohet me kornizën karakteristike të dhëmbëzuar dhe rripin klasik “Jubilee”, duke i dhënë një pamje elegante dhe njëkohësisht mjaft të veçantë. Duket se vizita në...
Burimi:
kohajone.com