DHURATE NGA LUFTA GUERILE / FRANCA BLLOKON TIKTOK, INSTAGRAM, SNAPCHAT DHE X
Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, u ka kërkuar katër kompanive kryesore të telekomunikacionit në vend të përgatiten teknikisht për një ndërprerje të mundshme të aksesit në TikTok, Instagram, Snapchat dhe X gjatë protestave të 24 tetorit. Kërkesa ka rihapur debatin mbi kufijtë e ndërhyrjes së qeverisë në komunikimin digjital dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sipas medias investigative franceze Blast, e cila citon një letër dhe procesverbalin e një takimi me përfaqësuesit e kompanive, Lecornu u ka kërkuar operatorëve Orange, SFR, Free dhe Bouygues Telecom të jenë të gatshëm për zbatimin e një mase të tillë, nëse autoritetet e vlerësojnë të nevojshme. Kërkesa është bërë dy ditë përpara protestave, në një kohë kur qeveria franceze shpreh shqetësime se rrjetet sociale mund të përdoren për të nxitur...
Burimi:
ntv.al