Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

Dy të rinj janë arrestuar pas zbardhjes së grabitjes me dhunë të një pike karburanti në Klos, ku u vodh xhiroja ditore. Ngjarja ndodhi në orët e para të 3 nëntorit, rreth orës 01:10, kur dy persona ushtruan dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe i morën atij paratë e turnit. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi dy të dyshuarit, njëri banues në Klos dhe tjetri në Tiranë. Operacioni i koduar “Koordinimi” u zhvillua në bashkëpunim me strukturat policore të Dibrës dhe Tiranës. Njoftimi i Policisë Mat: “Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë...